KreuBusull

Bëhuni gati! Grupi legjendar U.D.O koncert live në Tiranë! (të shtunën)

Grupi me famë botërore U.D.O vjen mbrëmjen e kësaj të shtunë në Tiranë, ndaj të gjithë adhuruesit e muzikës rock duhet të bëhen gati. Koncerti spektakolar pritet të mbahet në orën 19:30 te Parku Olimpik në Tiranë.

Grupi U.D.O, i cili kryeson me vokalistin ikonik Dirkschneider (ish-vokalist i Accept), sapo ka përfunduar albumin e 15-të në studio, të titulluar “DECADENT”. Ish-vokalisti i bandës gjermane Heavy Metal ACCEPT njihet për këngët, “Princess Of The Daën” dhe “Amamos La Vida”. I njohur gjithashtu për karrierën e tij solo me këngët, ‘I Give As Good As I Get’, ‘Cry Soldier Cry’ & ‘One Heart One Soul’.

Ky super koncert organizohet nga “Living Room Entertainment”, të cilët asnjëherë nuk gabojnë me zgjedhjet që bëjnë. Hyrja në koncert është me bileta dhe mund t’i blini online në www.myticket.al.

Më poshtë gjeni çmimet e biletave:

Zona F1 – 4000 lekë
Zona F2 – General – 2500 lekë
Tribuna A2/B2 – 2500 lekë
Tribuna A1/B1 – 2000 lekë
Tribuna D – 1500 lekë

Biletat ju vijnë automatikisht në email në format PDF!

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF