Marka e njohur e produkteve të kujdesit të lëkurës “La Mer” tashmë vjen ekskluzivisht edhe në Tiranë. Produktet “La Mer” janë dalluar për përbërjen unike që vepron duke depërtuar thellë në lëkurë dhe duke eliminuar thatësinë. Një linjë kaq e dashur për rezultatet që ka treguar në kohë duke mbajtur përherë pamjen rinore në fytyrë.
Historia e ‘Crème de la Mer’ legjendar është një histori e shpresës, këmbënguljes, mjeshtërisë së kujdesshme dhe fuqisë së detit të gjallë. Thellë në misterin e tij dhe thellë në forcën e tij, deti ndryshon gjithmonë por mbetet përjetësisht i ri.
I frymëzuar nga fuqitë shëruese të detit, fizikani i hapësirës ajrore Dr. Max Huber filloi një kërkim personal për të transformuar pamjen e lëkurës së tij pas një aksidenti laboratorik.
Ai korri leshterik të detit, i përzgjedhur për aftësinë e tij të pafundme për t’u rigjeneruar dhe filloi një udhëtim legjendar shprese dhe këmbënguljeje.
Pas vitesh mjeshtërie të përpiktë, Dr. Huber përsosi një fermentim të pasur e kompleks shumë më të madh se shuma e pjesëve të tij lëngu i çmuar, i pasur me lëndë ushqyese Miracle BrothTM në zemër të fuqive të thella të transformimit të Crème de la Mer.
Thellësisht ushqyes, Miracle Broth është një katalizator i fuqishëm për rinovimin e lëkurës, që rrit pamjen e shëndetshme dhe shkëlqimin e lëkurës.
I mbushur me një dozë të fuqishme, Crème de la Mer kap energjitë e mrekullueshme shëruese të detit. Lëkura është e zhytur në lagështi dhe energji, duke u transformuar dukshëm me premtimin e shkëlqimit të ri dhe pamjes rinore.