KreuBusull

Hidhet lëng i zi mbi kryeveprën e Gustav Klimtit në Austri!

 

Ka qenë piktura e famshme e Gustav Klimtit “Vdekja dhe jeta” kryevepra e radhës që është sulmuar, këtë radhë nga aktivistët e klimës në Austri. Njëri prej tyre iu afrua pikturës së vitit 1915 në Muzeun Leopold në Vjenë e u ngjit mbi xhamin e saj, dhe një roje sigurie në muze arriti të frenojë një nga aktivistët e tjerë, por nuk i ndaluan dot të gjithë.

Dy prej anëtarëve të grupit ‘Brezi i fundit’ hodhën një lëng të zi mbi pikturë dhe stafi i muzeut tani është i shqetësuar se ajo mund të jetë dëmtuar.“Restauruesit po punojnë për të përcaktuar nëse piktura e mbrojtur nga xhami është dëmtuar vërtet”, tha zëdhënësi i muzeut Klaus Pokorny.

Grupi i ‘Brezit të Fundit’ mbrojti protestën, duke thënë në një postim në Twitter se ata po protestonin për ‘shpimin e naftës dhe gazit’, të cilën ata e quajtën ‘dënim me vdekje për shoqërinë’.Kryevepra të shumta në të gjithë Europën janë sulmuar javët e fundit në protesta për mungesën e veprimeve kundër ndryshimeve klimatike.

Një nga aktivistët që sulmoi krijimin e Klimtit u dëgjua duke bërtitur se ‘ne kemi ditur për problemin për 50 vjet – më në fund duhet të veprojmë, përndryshe planeti do të shembet. “Ndaloni shkatërrimin e karburanteve fosile. Ne po vrapojmë drejt një ferri klimatik,” shtoi ai. Pas sulmit, policia mbërriti në muze dhe lëngu i zi u pastrua shpejt nga xhami që mbronte pikturën, njoftoi Agjencia Austriake e Shtypit. Pavarësisht kontrolleve të plota në hyrje të Muzeut Leopold, aktivistët ia dolën të fusin lëngun brenda duke e fshehur në një shishe me ujë të nxehtë nën rrobat e tyre, raportoi agjencia.

 

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF