Kolumbiania nuk do të performojë në Katar në hapjen e Kupës së Botës, dhe pa Shakirën, ceremonia humbet shumë, pasi ajo është një nga artistet më të mira dhe me të pëlqyera momentit. Ndarja e saj nga Gerard Pique ka shërbyer vetëm për të rritur popullaritetin e saj.
Sipas gazetës Metro, këngëtarja nuk ka qenë asnjëherë në bisedime për të performuar në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës 2022. Thashethemet mund të vijnë nga fakti se organizatorët e ceremonisë së hapjes kanë krijuar një listë të artistëve që do të donin të performonin dhe mes tyre ishte edhe Shakira. Ky konfuzion për pak i ka kushtuar shtrenjtë këngëtares kolumbiane.
Nuk kishte asnjë deklaratë zyrtare nga Shakira, por mediat sociale tashmë kanë dhënë verdiktin e saj. Lidhur me këtë ceremoni, Shakira ishte në rrezik për të humbur reputacionin e saj për disa kohë, pasi shumë artistë kanë refuzuar të performojnë në Katar pavarësisht milionave që u janë ofruar dhe nesë ajo do të pranonte kjo s’do të ndikonte aspak mirë.
Shakira ka qenë gjithmonë një person thellësisht e përkushtuar ndaj barazisë dhe të drejtave të njeriut, diçka për të cilën do të ishte pyetur nëse do të kishte pranuar të performonte në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës 2022.



















