Atëherë kur jeta e mund filmin: Pasi ra në dashuri me një shaman, Princesha Martha Louise e Norvegjisë ka njoftuar zyrtarisht se do të heqe dorë nga të gjitha detyrimet mbretërore për t’iu përkushtuar biznesit të mjekësisë alternative që ka me të fejuarin Durek Verrett, një guru shpirtëror amerikan.
Njoftimi u bë në profilin e princeshës në mediat sociale dhe Shtëpia Mbretërore e Norvegjisë lëshoi një deklaratë për këtë çështje. Martha Louise e Norvegjisë njoftoi në Instagram se po largohet nga detyrat zyrtare mbretërore dhe nuk do të përdorë titullin e princeshës për të promovuar biznesin e saj. 51-vjeçarja, e cila është e katërta në radhën e fronit norvegjez, “nuk do të përfaqësojë Pallatin Mbretëror në këtë kohë”, sipas një deklarate të këtij të fundit.”Mbreti dhe Mbretëresha dëshirojnë të falënderojnë Princeshën Martha Louise për punën e rëndësishme që ajo ka kryer në cilësinë e saj zyrtare për shumë dekada. Ajo i ka kryer detyrat e saj me ngrohtësi, kujdes dhe përkushtim të thellë”, thuhet në komunikatë.Në klipin e postuar në Instagram, princesha theksoi se i fejuari i saj do të ndjekë traditën dhe nuk do të marrë titull kur të martohen. Në deklaratën e saj, Märtha Louise pranon interesin e vet të gjatë për “metodat alternative” të trajtimit, të cilat, sic thotë ajo, “mund të jenë një shtesë e rëndësishme për ndihmën e ofruar nga institucioni mjekësor konvencional”.
Të dy kanë zhvilluar seminare së bashku që ofrojnë “meditime dhe ushtrime shamanike” që mund të “ndihmojnë të zbuloni veten tuaj hyjnore të aktivizuar dhe sesi mund ta përdorni dhuratën që ju është dhënë për të ndryshuar botën”, sipas CNN.Në vitin 2002, Märtha Louise, e cila është vajza e vetme e Mbretit dhe Mbretëreshës së Norvegjisë, hoqi dorë nga statusi i saj “Lartësia Mbretërore”, si dhe kompensimi i saj mbretëror, për të ndjekur një karrierë në media.Në të njëjtin vit, ajo u martua me shkrimtarin norvegjez Ari Behn, me të cilin ka tre vajza. Të dy u divorcuan në vitin 2016. Tre vjet më vonë, Ati Behn kreu vetëvrasje në ditën e Krishtlindjeve.



















