Një nga modelet më të njohura shqiptare është padyshim bukuroshja Oriola Marashi, e cila vazhdimisht tërheq vëmendjen e të gjithëve me postimet që bën në rrjetin e saj social Instagram. Së fundmi ajo ka publikuar disa trëndafila të kuq teksa po darkon, dhe të gjithë po mendojnë se modelja është duke shijuar një lidhje të re dashurie, nisur nga fakti që trëndafilat e kuq simbolizojnë dashurinë.
Ende nuk dihen detaje, ndaj na mbetet të presim postime të tjera për të mësuar më shumë rreth personit që i ka vjedhur zemrën modeles së njohur.. Kjo lidhje e modeles vjen pasi ajo ka lënë pas romancën me futbollistin Eros Grezda, i cili tashmë është në një lidhje me Ajsel Abazin.
Eros Grezda dhe modelja Oriola Marashi kanë qenë vazhdimisht kryefjalë e mediave, fakt nga i cili futbollisti është bezdisur, pasi flitej gjithmonë për lidhjen e tij dhe jo për karrierën. Edhe pse ai është munduar që romancat t’i mbajë larg vëmendjes mediatike ka qenë e vështirë dhe gati e pamundur.
“Lidhjen që kam pasur nuk kam dashur asnjëherë që ta bëj publike, por ishte një situatë që do të dilte doja apo s’doja sepse Shqipëria dhe Kosova janë vende të vogla dhe merren vesh gjërat. U bë publike dhe më ka bezdisur se nuk është në rregull kur një futbollist del gjithmonë në portale jo për tema futbollistike, por për jetën private”, ka deklaruar ai.



















