Këngëtarja e njohur Olta Boka ka qenë e ftuar së fundmi në një intervistë në “Aldo Morning Shoë”, ku ndër të tjera është pyetur se pse është larguar nga skena e muzikës shqiptare. duke zbuluar se këtë vit kishte planifikuar një rikthim në “Kënga Magjike”, por për disa arsye teknike pjesëmarrja është shtyrë.
Më tej këngëtarja u ndal më gjatë edhe te “zhdukja” e saj, duke e cilësuar si një nga periudhat më të bukura, “Ka qenë zhdukja ime më e bukur dhe që e kam shijuar. Jam bërë pak egoiste dhe e shoh që më ka ndryshuar në kompleksitet titulli i të qenurit mama. Ndoshta sepse isha lodhur me Oltën që ishte më përpara dhe tani qëllimet që i kisha më përpara tani kanë marrë një lloj jete tjetër.
Kanë ndryshuar edhe prioritetet, nga ana tjetër edhe vetë karakterialisht, mendoj që kam marrë disa aksesorë gjatë rrugës që mendoj që nuk më kanë bërë më introverte, në kuptimin më të mbyllur, por më kanë bërë më të fokusuar te gjërat që pretendoj dhe mendoj që janë më të rëndësishme për momentin dhe ndaj them që ka qenë zhdukja ime më e këndshme, që e kam shijuar”.
Olta Boka është një nga zërat më të mirë të muzikës, dhe fakti që ajo nuk ka hequr dorë nga muzika gëzon pasmasë fansat e saj. Këngëtarja u shpreh se kjo mungësë i ka rritur më shumë dëshirën dhe dashurinë për t’u marrë me profesionin dhe pasionin e saj.