KreuBusull

Billie Eilish shfaqet sensuale në fushatën e parfumit të saj!

Fushata e re e parfumeve të Billie Eilish është e errët. Në reklamën për aromën e saj të re, të quajtur Eilish nr. 2, fituesja 20-vjeçare e Grammy-t pozon në një pamje të errët teksa është veshur me një fustan të tejdukshëm. “Më pëlqeu shumë ideja e një bote të errët dhe me shi për Eilish nr. 2,” tha Eilish në një deklaratë.

“Ne filluam me elementët origjinalë “Eilish” të ngrohtësisë dhe ëmbëlsisë, por më pas shtuam elementë pikantë dhe pyjorë për një ndjenjë më të zjarrtë dhe të lagësht”, tha më tej. Ylli “dëshironte të transmetonte një ndjenjë të anës së saj sensuale”, sipas një njoftimi për shtyp. Fushata dukej se i bënte jehonë videoklipit “Happier Than Ever” të Eilish, në të cilin ajo është parë duke kërcyer në shi në një natë të errët.

“Lançimi i Eilish ishte një sukses mbarëbotëror. Ishte emocionuese të shihje fansat duke reaguar me kaq entuziazëm ndaj aromës debutuese të Billie”tha presidentja e Parlux, Lori Singer në deklaratën për shtyp.

“Billie ishte e emocionuar për të zhvilluar aromën e saj të re, mori kohë jashtë orarit të saj të ngjeshur për të ardhur në laboratorin e aromave për t’u takuar dhe punuar drejtpërdrejt me parfumierin”, shtoi ajo më tej, “Billie e dinte saktësisht se çfarë donte të krijonte; një aromë lulesh të lagështa, me shi, të zjarrta, drunore të quajtura Eilish No.2”.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF