KreuBusull

Ronela Hajati takon William Levy: Vajzat do të më kenë zili..

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka marrë pjesë në një event në Madrid të Spanjës ku dhe ka parë aktorin e njohur, William Levy. Ajo ka ndarë një video në rrjetin e saj social Instagram nga momenti ku ylli i telenovelave meksikane takon disa fansa dhe krah saj ka shkruar, “Vajzat do të më kenë zili tani e di”.

William Levy është një ndër aktorët më të pëlqyer dhe më të dashur për publikun shqiptar pasi ka luajtur në telenovela shumë të njohura, si “Kujdes nga engjëlli” dhe “Triumfi i dashurisë”, ku ka luajtur krah Maite Perronit si dhe “Magji dashurie” me Jacqueline Bracamontes.

Këtë momente të bukura, vijnë pasi Ronela pak ditë më parë u përball me një ngjarje jo të këndshme teksa ndodhej në Londër. Ajo po kalonte kohë me miqtë e saj pas një koncerti që kishte mbajtur, teksa i kishin vjedhur të gjitha paratë dhe kartat personale. Këtë gjë këngëtarja e ndau edhe me ndjekësit e saj në Instagram, ku shkroi,

“Kjo është një foto imja e lumtur para se të më vidhnin portofolin tek kjo çanta. Fotoja ime e fundit e lumtur. Më kanë vjedhur gjithë lekët, kartat, identitetin. Jam në mes të Anglisë dhe nuk kam identitet. Kam gjithsej vetëm 4 paund. Pres shumë lek nga ju shqiptarët e mi të m’i sillni”.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF