KreuBusull

“Meshkujt janë bërë të brishtë”, gazetarja: “Është me plan që të mos rebelohen”!

Gazetarja e Fox News, Jedediah Bila befasoi me pohimet e bëra për meshkujt në podcastin e saj. Sipas Bilas, prej disa kohësh tashmë vihet re një feminizim i tyre, dhe duket se kjo e e ka një qëllim. Këto lloj brishtësie “të fituar” të seksit të fortë, ajo nuk e konsideron dicka të rastësishme, por e sheh si një projeksiokn të shoqërisë.

Bila kujton sesi revolucionet nisen kryesisht nga meshkujt, të parët që rebelohen janë meshkujt e fortë dhe kjo është arsyeja përse kohët e fundit atyre u është thënë të qëndrojnë të urtë duke bërë kështu të humbin karakteristikat mashkullore. Roli i femrës në shoqëri është forcuar, kujton gazetarja, dhe po merr atë të mashkullit, me qëllimin që populli të të jetë i nënshtruar.

“Femrave i është thënë nga shoqëria që të bëhen më të forta e të mos kenë nevojë për një mashkull. Rritu në karrierë! Puno 9 me 5! Shko në palestër! Djemtë po marrin mesazhin që të rrinë urtë dhe të mos flasin në shkollë sepse flasin vajzat për ta. Ata kanë folur shumë në jetë, le të ngrihen vajzat në podium e të flasin. Meshkujt kanë marrë mesazhin se po të jenë burrërorë, është diçka toksike dhe ata janë feminizuar disi. Mendoj se kjo është diçka e projektuar. S’mund ta shkatërrosh një shoqëri nëse nuk shënjestron më parë burrat e fortë. Sepse nëse duhet të ndodhë një rebelim, ata janë grupi i njerëzve që ngrihen!”,-është shprehur Bila.

 

 

A post shared by Jedediah Bila (@jedediahbila)

Tags:

Home

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF