KreuBusull

 Nuk i pëlqeu librin, Ermal Mamaqi shënjestron një tjetër gazetar: “Ka xhinde, ta shpëtojmë të shërohet”!

 

Pas Iva Ticos, duket është gazetari Flavio Qarri ai që ka ngacmuar “nervin” e Ermal Mamaqit. I ftuar tek   “Natën me Aulonën”, Flavio u ndal tel libri i Ermalit, për të cilin tha se “shet sukses pa patur sukses”.

“Ermal Mamaqi e shumë të tjerë nuk kanë shitur asgjë, nuk ka prodhuar asgjë, flasin vetëm për moral dhe cfarë? Moral të shesësh cigare, patatina e pije me gaz? Ka shumë shqiptarë të tjerë të suksesshëm dhe nuk marrim mundimin t’i tregojnë askujt se si të jetojnë jetën e tyre….”, u shpreh ai.

Ermali, edhe në këtë rast, e pati reagimin të shpejtë. Pas një ballafaqimi që patën pak ditë më parë, ai lëshoi një tjetër ironi ndaj Qarrit.

“Kam marrë një sfidë me veten time e kam ftuar që të vijë dhe në trajnimet e mia sepse ai djalë ka xhinde, ai djalë ka xhinde atij duhet ti nxjerrin do marrim një ekzorcist ti nxjerrim xhindet dhe ai do të shpëtojë do të çlirohet dhe do të shohë që jeta është e bukur dhe pas natës vjen dita dhe pas dimrit vjen pranvera kështu që sado e tmerrshme mund ti duket kjo gjë ai djalë duhet. Shiko unë kam zbutur, unë kam thyer gurë e jo më njerëz si Flavio. Padyshim që Flavio është i mirëpritur ta ketë një dhuratë prej meje dhe me puthje.” tha Ermali për OraNews.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF