KreuBusull

Olivia Wilde dhe Harry Styles ndahen pas dy vjetësh!

Harry Styles dhe Olivia Wilde i kanë dhënë fund romancës dyvjeçare. Sipas burimeve të shumta Styles po udhëton jashtë vendit për turnet muzikorë, ndërkohë që ajo po kujdeset dhe fokusohet te fëmijët e saj. Burime për revistën “People” kanë thënë, “Ai është ende në turne dhe tani po shkon jashtë vendit. Ajo po fokusohet te fëmijët dhe puna e saj në Los Angeles, është një vendim shumë miqësor”.

Styles dhe Wilde mbeten miq të ngushtë, “Ata janë ende miq shumë të ngushtë, tani për tani, ata kanë prioritete të ndryshme që po i mbajnë të ndarë. Olivia po kujdeset për Daisy që është 6 vjeç dhe Otis 8 vjeç, të dy fëmijë nga lidhja e saj e mëparshme me aktorin Jason Sudeikis”. Ndërsa çifti shihej dhe fotografohej vazhdimisht kudo që shkonin, ata u përpoqën ta mbanin sa më private lidhjen e tyre, por kjo ka qenë shumë e vështirë, siç tha një mik i ngushtë për median, “Presioni publik ndaj tyre ka qenë i vështirë, ata. Kam pasur ulje-ngritje gjatë gjithë marrëdhënies”.

Në gusht, Styles foli rreth aludimeve për lidhjen së tyre, e cila u përfol se kishte filluar kur ajo ishte ende në një lidhje me të fejuarin e saj dhe babain e dy fëmijëve të saj, Jason Sudeikis. “Unë kurrë nuk kam folur publikisht për jetën time prirvate”, tha ai për botimin. “Gjithmonë do të ketë një version ndaj kam vendosur të mos shpenzoj kohë duke u përpjekur të korrigjoj”.

Gjithashtu ka patur akuza ndaj Wilde si një “nënë e munguar” teksa ajo kalonte kohë me ish-One Directioner. Gjatë një interviste për Variety, regjisorja e “Don’t Worry Darling” tha, “Kur njerëzit më shohin jo me fëmijët e mi, thonë gjithmonë “Si guxon ajo”. Unë kurrë nuk kam parë askënd që ta thotë këtë për një djalë. Dhe nëse ai është me fëmijën e tij, ai është një hero”.

Tags:

Home