Romanca mes Gigi Hadid dhe yllit të Hollivudit Leonardo DiCaprio mesa duket po bëhet serioze pasi të dy u fotografuan së bashku në një takim të premten. Çifti u fotografua teksa po dilnin nga restoranti në Cipriani në New York City.
Ndërsa sigurimi i nxori me nxitim nga restoranti, çifti u përpoq të fshiheshin nga fotografët. DiCaprio kishte një kapele bejsbolli, një maskë që mbulonte pjesën më të madhe të fytyrës, xhinse të zeza, atlete të bardha dhe një pallto të zezë voluminoze. Hadid ishte e veshur me një xhaketë lëkure dhe një shall blu mbi fytyrën e saj.
Aktori 48-vjeçar dhe modelja 27-vjeçare u njohën në shtator gjatë Javës së Modës. Ata u panë në Casa Cipriani ku të dy u duk se po kalonin një kohë të mirë së bashku. Sipas një burimi që foli për Page Six, ata “po njiheshin me njëri-tjetrin”. Ata herë pas here kanë udhëtuar vetëm, por zakonisht kanë qenë në grupe.
Leonardo DiCaprio and Gigi Hadid spotted leaving same restaurant in NYC!! pic.twitter.com/pAE97t8bOW
— ʟᴏɪ (@LDCOSTIGAN) November 20, 2022
Në të njëjtën ditë që Hadid do sfiloi në Javën e Modës Pranverë/Verë 2023 të Versace, fituesi e Oscarit u pa edhe në Milano. Ndërkohë gjatë Javës së Modës në Paris, ai u pa në të njëjtin hotel, Royal Monceau, ku qëndroi edhe Hadid. Gjithashtu ata të dy u panë edhe një herë së bashku në një festë të madhe të Halloween në Brooklyn Navy Yard. Pas këtyre daljeve mbetet për t’u parë se kur çifti do të zyrtarizojë lidhjen..



















