KreuBusull

Louis Vuitton bën bashkë legjedat e futbollit Ronaldo dhe Messi

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë bërë skuadër por jo në fushën e futbollit. Dy legjendat e sportit kanë bashkëpunuar në reklamën e tyre të parë të përbashkët që promovon markën e veshjeve luksoze Louis Vuitton.

Dy futbollistët kanë pozuar ndërsa shihen të menduar duke luajtur shah ndërkohë që kutitë që i mbajnë janë të markës Louis Vuitton.

Ndonëse gjithmonë kanë mbizotëruar diskutimet se kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave,,, tani jemi edhe më shumë kuriozë kush është më i zoti në një lojë shahu…

Të dy futbollistët e kanë ndarë foton në rrjetin e tyre social Instagram por pa i bërë ‘tag’ njëri-tjetrit.

Dyshja po përgatiten të dy për ndeshjet në Kupën e Botës në Katar.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF