KreuBusull

“Jeta ime ka qenë vetëm ato 18 vite”, Flutura Açka mes lotëve zbulon si e thërriste i biri!

Deputetja dhe shkrimtarja e njohur Flutura Açka ka qenë e ftuar këtë të diel në “Dola te Ola” në televizionin News24 ku ka bërë një rrëfim të rrallë për djalin e saj të ndjerë. Shkrimtarja tha se të qenurit nënë ka qenë prova më e bukur për të.Deputetja tregoi se ndryshe nga shumë mike të sajat të cilat kanë qenë të përkushtuara në karrierë, ajo gjithmonë e ka dëshiruar dhe kërkuar mëmësinë.

Flutura mes emocioneve rrëfeu marrëdhënien e ngushtë dhe shumë të veçantë që ka patur me të birin i cili siç tha e kishte pagëzuar me emrin Flutneshë. “Jeta ime ka qenë vetëm ato 18 vite”, tha Açka, duke u përpjekur gjatë gjithë kohës të mbajë lotët që gjithsesi nuk mund t’i fshihte. Shkrimtarja u shpreh se pas largimit të tij, ajo nuk ka jetuar më vetëm për veten por edhe për atë.

Flutura zbuloi se pas ikjes së të birit nga kjo jetë vendosi të realizojë planet që kishte me të, duke bërë edhe udhëtimet që kishin planifikuar. “Kam udhëtuar vetëm, por në të vërtetë kam qenë me djalin tim. Unë jam gjysmë Flutura, gjysmë im bir”, tha deputetja, duke u shprehur se kjo është jeta dhe fati i saj, ndaj ajo duhet të vazhdojë siç ishte edhe amaneti i të birit. Teksa u pyet për ndikimin e kësaj ngjarje, shkrimtarja tha se e ka bërë më të brishtë dhe më të përgjegjshme me të tjerët.

Gjatë bisedës së ndjerë, Açka theksoi se tashmë ajo nuk ndjen më asgjë në jetën e saj, nuk ka gjë që atë e trondit. Ndërkohë e pyetur se a beson te jeta e përtejme ku mund të takohet sërish me të birin, shkrimtarja tha se ajo e përjeton si të tillë, por çfarëdo qoftë rëndësi ka që “do të shkojë tek i biri”. “Përderisa im bir është diku dhe unë do shkoj aty”.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF