Bukuroshja e njohur Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar, të cilët prej vitesh po jetojnë një histori të bukur dashurie. Ata janë bëkuar e dy fëmijë shumë të bukur, të cilët i ka pagëzuar me emrin Efehan dhe Alina.
Mbrëmjen e kësaj të diele Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman kanë qenë të ftuar te “Zemër Luana”, dhe aktori gjatë programit duhet t’i bënte partneres së tij një dedikim ku e nisi me disa fjalë shqip. “Zemër! Shpirti im. Zemra ime”, tha ai duke vazhduar më pas në gjuhën turke: “Ne atje (në Turqi) kemi një shprehje:
Të marrësh një vajzë nga Shqipëria është si të këpusësh një trëndafil nga parajsa!”. Një dedikim shumë i bukur ky që u prit shumë mirë jo vetëm nga Almeda por nga gjithë publiku. Gjatë programit Tolgahan Sayisman bëri deklarata të tjera shumë të bukura për Almedën të cilën nuk e krahasonte më asgjë.
Një moment që shkaktoi shumë të qeshura ishte kur ai u pyet se kur e kuptoi se bukuroshja shqiptare ishte shpirti binjak, “Kur kemi ngrënë qofte”, ka thënë Tolgahan, deklaratë e cila u pasua nga Almeda duke thënë se e ka humbur romanticitetin.



















