KreuBusull

Gjërat po bëhen serioze; i dashuri dhe babai i Cindyt në “Dance Albania”!

Modelja Cindy Marina është një nga konkurrentet më të forta të “Dance Albania”, e cila ka arritur të rrëmbejë më shumë kupa se gjithë personazhet e tjerë. Gjatë mbrëmjës së kësaj të hëne emocionet kanë qenë të mëdha për Cindyn, pasi në mes të publikut që ndjekin spektaklin në sallë ka patur dy spektatorë specialë.

Bëhet fjalë për të dashurin e Cindyn, Genari dhe babai i saj të cilët ndryshe nga herët e tjera kanë ndjekur performancën nga afër. Teksa Alketa e pyeti se si ajo u ndje dhe a ishte e vështirë që ajo të performonte teksa ata ishin aty, Cindy tha, “Është një emocion patjetër. Kisha emocione sepse ai ishte javën e kaluar për herë të parë dhe ishte edhe babi. Por kur filloj të kërcej, nuk mendoj për asgjë”.

Cindy vazhdimisht ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes së saj me djalin e Jozefina Topallit, ku vazhdimisht është ngacmuar edhe për marrëdhënien me këtë të fundit. Në spektaklin e kaluar gjatë transmetimit të klipit me momente nga provat, shihej se Dioni i kishte sjellë Cindy Marinës kek të gatuar nga vjehrra e tij enkas për të.

Pas performancës së tyre, Ermalit nuk kishte si t’i kalonte ky moment dhe e pyeti Cindyn nëse edhe vjehrra e saj, Jozefina Topalli, e gatuante aq mirë kekun sa ajo e Dionit. Cindy teksa u vu në siklet nga kjo pyetje, dhe tha, “Nuk e di, nuk jap komente për këtë”. Ndërkohë më herët Ermali teksa e ka komplimetuar Cindyn për paraqitjen e saj elegante, duke u shprehur se ajo është ëndrra e çdo vjehrre, me humor ka shtuar “Ndoshta vjehrra jote është ëndrra e çdo nuseje”, referuar ish-kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topallit.

Tags:

Home

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF