Eventi më i madh shqiptar në zemër të Nju-Jork “Nëntori shqiptar” bëri bashkë në “Capitale Ballroom” emra të njohur të artit shqiptar. Në mes të artistëve që ishin ftuar në këtë show ishte edhe diva e muzikës shqiptare Manjola Nallbani, e cila elektrizoi skenën me zërin e saj brilant duke dhuruar emocione të mëdha për të gjithë pranishmit.
Me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj një video nga performanca e saj teksa ka shkuar, “Mirënjohese për emocione të jashtëzakonshme si ai i “Nëntorit Shqiptar” mbrëmë ne Neë York??Urimi i parë me zemër për këtë djalë Artist e me energji aq të mirë @eduartdeda sa në zemër të një kontinenti tjetër ja doli të organizoje një event madheshtor dhe të sjellë në një mbrëmje si kjo disa nga shqiptarët më të shquar dhe që na bërë krenarë për çfarë kanë arritur me mendje dhe punë!
Po ashtu një kënaqësi e veçantë prezenca në hapje të koncertit e Kryetarit të Bashkisë se Neë York-ut. Falënderoj me zemër çdo shqiptar këtu që me dha aq dashuri në koncert po dhe në çdo vend ku i takova dhe u ndjeva e lumtur për gjakun tim! Dhe sigurisht Falënderoj ZOTIN që më ka dhënë këtë zë si mënyrë për t’ju dhënë emocion të vërtetë në cdo notë e frymëmarrje live e për t’jua shperblyer dashurinë. Të mos më mbante Edi nëpër shkallë jam e bindur që do të kisha arritur në skenë me kollotumba për 2 sekonda???❤️”.
“Nëntori shqiptar”, një natë gala ku personazhe që kanë shënjuar vlera dhe kanë ngritur lart emrin shqiptar u nderuan me disa çmime mirënjohjeje. Të ftuar specialë në “Nëntori Shqiptar”, organizuar nga Eduart Deda producent i Miss Universe Albania, ishin yje shqiptar si, Adrola Dushi, Lindita Çunmulaj, Xhesika Berberi, Cindy Marina, Adela Cani, Xhensila Pere, Ketrina Jarazi, Blerim Gjoci, Albert Dumani, Skender Hodja, Gentian Toshkezi, Teni Vllacaj. Pjesëmarrje e veçantë në këtë event ishte edhe ajo e kryetarit të bashkisë së Nju-Jorkut Eric Adams.



















