KreuBusull

Italia, 20 000 euro bonus për çiftet që bëjnë dasmë!

Prej kohësh çiftet zgjedhin që të mos realizojnë dasmë për arsye të ndryshme. Edhe pse dëshira mund të jetë e madhe duket se kostot e larta bëjnë që shumë prej çifteve të mos kenë mundësi. Mesa duket kjo gjë ndodh edhe në Italia e cila që prej vitit 2020 ka regjistruar një rënie të ndjeshme.

Për këtë arsye disa anëtarë të partisë së krahut të djathtë  Lega kanë propozuar një bonus prej 20 000 eurosh për të gjithë ata që martohen në Kishë. Pas polemikave të para për këtë propozim  ka mbërritur edhe reagimi i deputetit Domenico Furgiuele i cili shprehet se propozimi do të zbatohet për të gjitha martesat, pra dhe ato që kryhen në bashki.

“Ligji që firmosa për herë të parë, synon të nxisë sektorin e dasmave, i cili për arsye kostosh parashikon bonus vetëm për dasmat fetare, natyrisht do të shtrihet në të gjitha dasmat gjatë debatit parlamentar. , pavarësisht nëse festohen në kishë apo jo”, tha Domenico Furgiuele, nënshkruesi i parë i propozimit”.  Palazzo Chigi bëri të ditur se është ky propozim është iniciativë parlamentare dhe se nuk po studiohet nga Qeveria.

Përfituesit e mundshëm janë çiftet e rinj nën 35 vjeç që të ardhurave të deklaruara deri më 31 dhjetor 2022 nuk i kalojnë 23 mijë euro dhe 11,500 euro për person. Shpenzimet e zbritshme që lidhen me kremtimin e një martese fetare vendosen në maksimum 20 000 euro dhe ndahen midis atyre që kanë të drejtë në pesë këste të barabarta vjetore. Shpenzimet duhet të jenë kryer në territorin e shtetit italian dhe, së fundi, përfituesit e bonusit duhet të kenë të paktën dhjetë vjet nënshtetësi italiane.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF