Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë padyshim një nga çiftet më të pëlqyer të shoëbizit, për të cilët publiku gjithmonë ka një kuriozitet të shtuar. Së fundmi Ermal Mamaqi pas performancës së Cindyt dhe Dionit në “Dance Albania”, ku ky i fundit ishte pa këmishë,me tonë humori tha,
“Nëse do të isha i dashuri i Cindyt, nuk do të isha rehat me Dionin e zhveshur keshtu”, duke iu referuar formës fizike shumë të mirë të balerinit. “Kjo është arsyeja pse gruaja ime nuk kërcen më”, shtoi ai më tej. Edhe pse kjo deklaratë ishte me nota humori, brenda saj mund të ketë një të vërtetë, nisur edhe nga fakti që Ami prej vitesh nuk merret më me balet.
Gjatë një intervistë të dhënë së fundmi Ermali zbuloi se një nga njerëzit që atë e motivon më shumë në jetë është bashkëshortja e tij Amarda Toska, ndërkohë që shtoi se secili nga ne duhet të motivojë veten, jo vetëm të presin të motivohen nga të tjerët. “Një nga gjërat që i them vetes sa hap sytë në mëngjës është “diçka e mrekullueshme do të ndodhi me mua sot. Ne tërheqim atë që mendojmë gjatë gjithë kohës”.
Kujtojmë që Ermali ka qenë në qendër të vëmendjes pasi publikoi librin e tij të parë “Në garë me veten”. Të shumta kanë qenë ata e mirëpritën librin e tij por si gjithmonë kishte edhe nga ata që ishin skeptikë. “E prisja reagimin, njerezit nuk janë gati për të pritur këtë ndryshim. Por është marketing falas, të gjithë tashmë e dinë që unë kam shkruar një libër”, u shpreh Ermali gjatë një intervisite në lidhje me reagimin e njërëzve.



















