Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur publikun shqiptar Endri Prifti festoi mbrëmjen e kësaj të hëne 50-vjetorin e lindjes në mes familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij. Në këtë përvjetor në mes të të ftuarve ishin këngëtarët më të mirë të muzikës shqiptare duke filluar Aurela Gaçe, Eli Fara, Gena, Devis Xherahu, por edhe aktorët Gaz Paja, Rezart Veleshnja, Ledio Lako, të cilët e bën këtë ditëlindje të paharrueshme për artistin me muzikën e mirë dhe me batuat e humorin që nuk munguan gjatë gjithë festës.
Në videot e publikuara në mediat sociale shihet qartë se kjo ditëlindje ka për të mbetur gjatë jo vetëm në memorien e artistit por edhe te të gjithë të pranishmit pasi atmosfera e krijuar duket tejet mbesëlënëse. Një moment tejet emocionues gjatë festës ishte kur Stefi Prifti i dedikoi disa fjalë zemre vëllait të tij, “Mbi të gjitha është shumë i mirë, është njeri shumë i dashur dhe i shoqërueshëm siç e dini të gjithë. Është artist në thelb, unë dhe fëmijët e duam shumë dhe i uroj atij paqe e dashuri”.
Në këtë ditë të shënuar artisti prezantoi 3 projekte të reja muzikore, si një dhuratë për këtë 50-vjetor për vetë artistin por edhe për gjithë artdashësit e tij. Njëra prej këngëve i dedikohet nënës, ndërsa dy të tjerat dashurisë, të titulluara “As shpirt as zemër”, të cilën Endri e këndon vetëm, ndërsa “Kjo është jeta ime” është një bashkëpunim me vëllain e tij Stefi Priftin.
Përveç 3 këngëve të sapopublikuara, mësohet se vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti brenda këtij vitit do të publikojnë edhe dy projekte të tjera muzikore.