Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos, sigurisht që ka një reputacion të madh dhe shumë ndjekës si një nga femrat më të bukura përreth. Tani ajo duket si një person ndryshe në krahasim me atë se si dukej në vitet e saj të rinisë. Ajo vendosi të largohej nga Jaca, ku jetonte, kur ishte vetëm fëmijë për të provuar fatin e saj në Madrid. Aty gjeti punë, si shumë të tjerë, për të mbajtur veten.
Ndonëse, siç duket, ajo ka pasur kohë edhe të argëtohet me miqtë e saj. Me kalimin e kohës janë shfaqur një sërë imazhesh ku shohim një anë tjetër të saj….në të cilën ndryshimi fizik që ka pësuar partneri i Cristiano Ronaldos është i madh. Look i saj është paksa larg atij që superylli ka sot, edhe pse për kohën dhe kushtet në të cilat ajo ndodhej është i kuptueshëm..
Marrëdhënia mes Georgina Rodriguez dhe klanit Aveiro, familjes së Cristiano Ronaldos, vijon të mos jetë e mirë. Mësohet se ata nuk po kalojnë kohët më të mira. Muajt e fundit thashethemet për marrëdhënie të këqija mes influencueses dhe Dolores dhe Elma Aveiro kanë qenë të pandërprera.
Sipas ‘Look’, ylli I futbollit Cristiano Ronaldo ka marrë një vendim të prerë për Krishtlindje. Futbollisti i ka thënë nënës së tij se këtë vit nuk do ta kalonin 24 dhjetorin bashkë.



















