Pak ditë pas pohimit tronditës të Celine Dion se vuan nga sindroma e personit të ngurtë, një sëmundje e rrallë që e ka detyruar të anulojë turneun e saj, edhe Julia Roberts pohon se ka probleme të cilat përbëjnë një sfidë të vërtetë për mjekët.
Roberts vuan prej më shumë se 15 vitesh nga Purpura Idiopatike Trombocitopenike, një sëmundje që tregon se trupi nuk ka mjaftueshëm trombocite. Edhe pse patologjia nuk e ka penguar asnjëherë që të vazhdojë karrierën e saj profesionale, Julia Roberts duhet t’i nënshtrohet çdo ditë trajtimit, ashtu si çdo njeri tjetër që e vuan atë. Ylli i ‘Pretty Ëoman’ u alarmua kur nisën t`i shfaqen disa mavijosje në trup. Bashkëshorti i saj, Daniel Moder, insistoi të vizitohej tek një mjek për të parë se çfarë po ndodhte.
Kur Julia iu drejtua doktorëve, u diagnostikua me Purpura Idiopatike Trombocitopenike , që ka këto simptoma:
▪ Njolla të pakta ose të shumta që shfaqen pa ndonjë shkak të dukshëm,
▪ Pika të vogla të kuqe-violet në lëkurë, sidomos në pjesën e poshtme të këmbëve, të shkaktuara nga gjakderdhja nën lëkurë,
▪ Gjakderdhje nga qiellza dhe hunda,
▪ Gjak në urinë dhe zorrën e trashë.
▪ Femrat mund të kenë hemoragji menstruacionale më të rëndë.
Sëmundja shkaktohet kur sistemi imunitar nis e krijon antitrupa kundër trombociteve, gjë që bën që shpretka t’i shkatërrojë ato, duke ulur kështu nivelet e trombociteve në trup.
Trajtimi për Purpura Idiopatike Trombocitopenike ndonjëherë reduktohet në kontrolle mjekësore që testojnë nivelet e trombociteve. Qasja e zakonshme është të përqendroheni në rritjen e numrit të trombociteve dhe, në raste më të rënda, të hiqni drejtpërdrejt shpretkën. Ilaçet e përdorura për sëmundjen e Julia Roberts variojnë nga steroidet tek imunoglobulina, romiplostim, eltrombopag dhe rituximab, të cilat të gjitha janë krijuar për të rritur nivelet e trombociteve dhe gjithashtu për të reduktuar përgjigjen e sistemit imunitar, pasi ai përpiqet t’i shkatërrojë ato.



















