Atëherë kur të gjithë jemi në mëdyshje, çfarë dhurate do të bëjmë dhe a do të jetë e duhura. LM Comercial ka bërë zgjedhjen më të denjë për të gjithë duke sjellë ekskluzivisht në Shqipëri verërat Donnafugata të dizenjuara nga Dolce&Gabbana. Jo vetëm verërat më të mira me shijen që do të memorizohet si një kujtim nga ju por edhe me një dizajn plot ngjyra që mban vulën e markës së njohur Dolce&Gabbana.
Një dashuri siciliane, vera e famshme ka frymëzuar stilistët e D&G për këtë krijim unik. Dashuria për tokën e tyre amtare, vëmendja ndaj detajeve dhe mjeshtëria, të bashkuar nga dëshira për t’i bërë ngjyrat, aromat dhe historinë e kulturës siciliane të njohura në çdo cep të botës, këto dy ekselenca të “Made in Italy” kanë bashkuar partneritetin e tyre për të krijuar këtë produkt surprizues.
4 etiketa, të cilat janë dhurata më e veçantë për të dashurit tuaj këtë fundvit dhe i gjeni në Shqipëri ekskluzivisht nga LM Comercial
Isolano, është e bardha e re e lindur nga partneriteti mes Dolce&Gabbana dhe Donnafugata. Një verë me elegancë mbështjellëse dhe mineralitet të jashtëzakonshëm vullkanik, rezultat i vreshtarisë malore në shpatet e Etna.
ROSA 2021
ROSA është vera ROSE që shquhet për aromën e saj elegante dhe mineralitetin.
TANCREDI 2018
Dolce&Gabbana dhe Donnafugata riinterpretojnë Tancredi, e kuqja historike e njohur për elegancën e saj mesdhetare. Një verë ambasadore e dy ekselencave ‘Made in Italy’.
CUORDILAVA 2018
Cuordilava e lindur nga partneriteti mes Dolce&Gabbana dhe Donnafugata. Një verë me mineralitet elegant dhe personalitet të jashtëzakonshëm vullkanik,rezultat i vreshtarisë malore në shpatet e Etnës.