Shuplakat e Kejvina Kthellës ndaj Luiz Ejllit ishin vetëm pika kulmore e një situate të ngarkuar dhune verbale e ofendimesh brenda shtëpisë së famshme. Këngëtari është sulmuar vazhdimisht për sjelljen e tij ndaj vajzave, me etiketime denigurse që nisnin nga “provincial” e përfundonin tek “person me të meta mendore”.
Më të ashpra, përplasjet kanë qenë me Tean, Dean, Kejvinën e Oltën. Pas trasmetimit të një klipi, ku Dea shihej me thikë në dorë të drejtuar nga Luizi, ajo tentoi ta komentonte si një veprim të nxjerrë jashtë konteksti, dhe insistoi të tregonte se nuk kishte pasur për qëllim kërcënimin.
Amosi po ashtu foli me tone kërcënuese, duke thënë se “do ta çoja në mal, do ta zhveshja lakuriq, do ta xhiroja dhe do t’i thosha kërko falje. Dhe pastaj shihe ti, i jep më gojës”. Ndërsa më pas shtoi: “Unë s’po them do i fus plumbin kokës”, komente që kanë nxitur shumë reagime në rrjet duke u konsideruar si të patolerueshme.
Big Brother vendosi që nga tani e në vijim, të ulë 2 mijë euro nga çmimi i madh për çdo ofendim, kanosje, shaka me shëndetin e kërcënime, një ndëshkim ky për të gjithë banorët.