Pas daljes nga shtëpia të Zhaklinës dhe të Gent Hazizit, të cilët patën debate të ashpra me Olta Gixharin, duket se kjo e fundit tashmë ka shënjestruar një tjetër banor. Bëhet fjalë për gazetarin Ronaldo Sharka.
Pas një debate me të, Olta i ka thënë hapur atij që ajo ka ‘pushtetin’ për ta nxjerrë nga shtëpia. “Nëse ka një njeri që mund të të përzëri nga këtu jam unë. Vetëm unë mund të të përzë nga kjo shtëpi. Mos më nevrikosur deri në pikën që ti vë vetes detyrë që të të përzë, u shpreh ajo.
Olta Gixhari duket se është futur me synime të qarta në “Big Brother VIP” dhe është e vendosur që do ta fitojë këtë edicion, madje disa herë nuk ka nguruar ta thotë këtë gjë me zë të lartë. “Do të çoj në finale”, tha Bjordi Oltës, teksa kjo e fundit i kthehet duke i thënë se po flet me fituesen.
Kujtojmë që gjatë qëndrimit të saj në shtëpi të shumta kanë qenë rastet kur Olta ka reaguar shumë keq ndaj banorëve, duke i ofenduar pa u rezervuar fare nga kamerat. Mbetet për t’u parë se si do të vijojë rrugëtimi i saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri..





Horoskopi ditor, e enjte 12 janar 2023


Si është e vërteta e Luiz Ejllit?

Golden Globes: Lista e plotë e fituesve!




Olta Gixhari nuk flet me motrën?

Markat luksoze zgjedhin Shqipërinë

Horoskopi ditor, e diel 8 janar 2023





