Rock by Gucci
Ky fund i kuq prej lëkure, pjesë e koleksionit ‘Love Parade’ nga Versace e merr frymëzimin nga skena punk-rock e viteve ’70, ku theksohet sidomos efekti i lëkurës së gjarprit, ndërsa një çartje krejt e padukshme, i jep një stil tejet chic, nëse kombinohet me një këmishë të bardhë dhe rrip të hollë tek beli.
GLOBI NËN TAKAT E GRUAS
Aspekti estetik i këtyre çizmeve është aq unik, sa mund të mendoni se ato vetëm funksionale nuk mund të jenë, por në fakt JW Anderson kur i dizenjoi kishte si synim të reflektonte aspektin e evoluimit të këtij aksesori, duke i dhënë një dimension përtej modernes, sidomos përmes takës të pazakontë në formë sferike.
We Love Loewe
Kornizat super të trasha të këtyre syzeve të Loewe me formë sy maceje dhe lente gri të errët janë kaq autentike sa kushdo do të dëshironte të kishte një palë prej tyre: tejet fashion e sidomos provokuese, ju mund t’i përdorni ato për ditët dimërore me diell, nëse doni të keni një pamje tejet të sofistikuar.
Palltot ikonike të Max Mara
Palltot e Max Mara janë kaq ikonike, sa duke parë modelin e ri Arco, do të kuptoni se realizimi i saj duke kombinuar leshin e deles alpaca dhe pellushin e butë, është dizenjuar një siluetë me stil kaq të gjallë që reflekton qartazi luksin e papërsëritshëm të markës së njohur italiane.
Versace derdh Ar & Argjend
E krijuar me lëkurë me efekt gjarpri, kjo çantë e vogël me ngjyrë metalike zbukurohet dukshëm nga koka e Meduzës, simbol i Versace në pjesën ballore, duke e kthyer në një aksesor të dashur për çdo grua që do gjithë vëmendjen në një mbrëmje, kjo falë kombinimit të nuancave të arit dhe argjendit.

Kristi & Sheri ”Kampionë të dashurisë!”







30 vjet Italoptik!











Tomorri, froni i perëndive!
