KreuStil Jetese

Pakistan, shfaqet varianti më i fundit i koronavirusit: “Është shtami që rriti rastet në Kinë”!

Pakistan, shfaqet varianti më i fundit i koronavirusit:

Autoritetet shëndetësore në Pakistan konfirmuan praninë e variantit të ri të koronavirusit që shkakton sëmundjen COVID-19, që besohet të jetë shkaktari i rritjes së rasteve në Kinë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë (NIH) konfirmoi zbulimin e nënvariantit Omicron XBB në Pakistan, thote REL. Kryeministri Shehbaz Sharif shqyrtoi situatën e COVID-19 dhe gatishmërinë e autoriteteve për t’u marrë me një rritje të mundshme të rasteve të reja pas zbulimit të variantit të ri.

Ai u kërkoi autoriteteve të rrisin kontrollin e pasagjerëve në aeroporte, në vendkalimet kufitare dhe të vaksinojnë fëmijët e moshës nga 5 deri në 12 vjeç në mënyrë urgjente.”Ne mund të merremi me variantin e ri sepse niveli i imunitetit të qytetarëve është më i mirë për shkak të vaksinimit “, tha një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë.

Rreth 90 për qind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar, ndërsa autoritetet në Punjab, provinca më e populluar e vendit, kanë rekomanduar një dozë përforcuese për mbrojtjen kundër virusit. Jeta është kthyer në normalitet që nga shpërthimi i pandemisë në fillim të vitit 2020 dhe Pakistani nuk ka më asnjë kufizim në fuqi.

Asnjë vdekje në lidhje me COVID-19 nuk është raportuar gjatë 25 ditëve të fundit, sipas ministrisë. Pakistani ka regjistruar më shumë se 1.5 milionë raste dhe mbi 30,000 vdekje të lidhura me COVID-19 në total.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF