KreuStil Jetese

Si të përgatisni një përshesh me bukë misri dhe gjel deti

Si të përgatisni një përshesh me bukë misri dhe gjel

Doni të dini si të përgatisni një përshesh me bukë misri dhe gjel deti? Receta më poshtë j’ua tregon më së miri . Ju mund ta përgatisni atë çdo herë që të dëshironi, por mos hezitoni sidomos Natën e Ndërrimit të Viteve.

Për përsheshin: 4-5 persona:

Bukë misri
3 të bardha preshi
të brendshmet e gjelit
pak vaj ulliri
pak nenexhik pak i thatë
pak kripë

Përgatitja

Pasi t’a keni larë gjelin, kriposeni mirë dhe vendoseni në një tavë të thellë. Shtoni 4 gota ujë dhe vendoseni në furrë në temperaturë 150° për 2-3 orë duke e kthyer vazhdimisht që të piqet mirë dhe njëlloj.

Merni të brendshmet e gjelit, prejini në copa të vogla dhe në një tenxhere hidhni gjalpin dhe vendosi të skuqet. Më pas shtoni preshin e grirë imët (vetem pjesën e bardhë të prasëve) dhe trazojini herë pas here deri sa preshi të zverdhet. Shtoni ujin dhe lëreni të vlojë.

Kur gjeli të jetë skuqur mirë, hiqeni nga tava dhe lëngun me yndyrën që ngelet në tavë hidheni në tenxheren ku po zieni preshin dhe të brendshmet. Merni bukët e misrit dhe i thërrmoni në copa të vogla.

Më pas hidheni bukën në tenxhere (duhet që lëngu të mbulojë buken) dhe lëreni të ziejë për 5 minuta. Pastaj hiqeni nga zjarri dhe lëreni të mbyllur me kapak për disa minuta, dhe kështu është gati për t’u shërbyer në pjata.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF