“Big Brother VIP Kosova” do të nisë së shpejti edicionin e tij të parë në Klan Kosova. E teksa numërimi mbrapsht ka nisur, detaje nga ky format televiziv po zbulohen dita-ditës.
Së fundmi produksioni ka zbuluar opinionistin e këtij edicioni të parë të BBV Kosova. Dhe bëhet fjalë për një prej personazheve më të komentuara televizive, i njohur për perceptimet e tij unike dhe komentet pikante rreth botës rozë, Olti Curri.
“Për hajer”, ka shkruar Olti përkrah një fotografie që ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram ku shihet teksa po firmos kontratën me drejtorin e Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi.
Kujtojmë që “Big Brother VIP Kosova” do të prezantohet nga Alaudin Hamiti dhe prezantuesja dhe aktorja e njohur Jonida Vokshi.

Stil Jetese
Horoskopi ditor, e hënë 19 shtator 2022



Stil Jetese
Horoskopi ditor, e diel 18 shtator 2022















Stil Jetese
Një dokumentar mbi jetën e Selena Gomez!
