KreuStil Jetese

Pas fotos, Fjodora flet për herë të parë për djalin që i ka rrëmbyer zemrën!

Moderatorja Fjodora Fjora pak ditë më parë si rrallëherë publikoi një fotografi, ku shfaqej dorë për dore me partnerin e saj.

Së fundmi moderatorja ishte e ftuar në “Wake Up”, ku u pyet për pushimet e saj këtë verë. Ajo tha se ndalesën e parë për pushime e bëri në Jalë, pasi me disa shoqe në Paris, e në fund shkoi në Greqi, ku zbuloi se shkon çdo vit pasi ka vëllanë.

Teksa më tej u pyet në lidhje me fotografinë që ajo publikoi, nëse mashkulli misterioz ishte vëllai apo partneri, moderatoja me sinqeritet tha se personi në foto ishte “një shok i saj”, me të cilin është në periudhë njohjeje.

“Historikisht vëllain tim e kanë marrë për të dashurin tim. Nuk kemi çfarë të bëjmë. Çfarë ka të re në jetën tënde? Nuk është dora e vëllait, është dora e një shokut tim…. dhe kaq. Njeriu poston kur e ndjen se duhet ta bëjë, unë e ndjeva, ishte një moment shumë i bukur për mua, kam kaluar shumë bukur për pushime. Ishte një moment që ndihesha shumë mirë shpirtërisht dhe ia lejova vetes edhe duke e ditur impaktin që do të kishte. Por e ndjeva që duhet ta postoja. Jam në një njohje, jo tamam në një marrëdhënie, është shumë e bukur”, rrëfeu Fjodora.

 

 

 

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF