KreuStil Jetese

Gjuha shqipe e rrezikuar, Rama: Duhet të jetë në çdo nivel të arsimit!

Kryeministri Edi Rama në Kongresin Kombëtar të Arsimit ndër të tjera u shpreh se gjuha shqipe është e kërcënuar të humbë.

“Është koha për të diskutuar futjen e gjuhës shqipe në çdo nivel të arsimimit”, theksoi Rama, teksa shtoi se përpjekjet për gjuhën shqipe duhet të jenë të gjithanshme.

Abetarja e përbashkët është një lajm i mirë edhe për bashkëpunimin mes vendeve, përveç faktit që fëmijët do të kenë mundësi të mësojnë shqip kudo ku flitet gjuha jonë amtare.

“Ne do të bëjmë çmos që abetarja e përbashkët të shtrihet edhe në vendet e tjera, jo vetëm në Shqipëri dhe në Kosovë. Maqedonia e Veriut e ka aprovuar tanimë në parim futjen e saj në të gjitha klasat ku fëmijët e popullit shqiptar të Maqedonisë së Veriut mësojnë gjuhën shqipe, po ashtu kemi filluar të diskutojmë me Malin e Zi, me Serbinë për gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës e më tutje”, tha Rama.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF