Pak orë para koncertit, Rita Ora ka mbajtur një konferencë për mediat, ku nuk ka mundur t’i mbajë lotët teksa ka folur për rastin e 11-vjeçares që u përdhunua mizorisht për 7 orë nga 5 burra në Prishtinë.
Rita u shpreh se kjo ngjarje na bëri të kuptojmë se sa e rëndësishme është të kemi një fokus në këto çështje dhe sa e rëndësishme është të punojmë me fëmijët që këto raste të mos të përsëriten.
“Pak kohë më parë ajo që ndodhi në Kosovë na bëri të kujtojmë se sa e rëndësishme është të kemi një fokus në këto çështje të rëndësishme dhe sa e rëndësishme është të punojmë me fëmijët që këto mos të përsëriten.
Shpresoj që prindërit dhe e ardhmja e vendit tonë të ndryshojë dhe ndihmojë gratë. Dhe bashkë me burrat të mësojnë për të drejtat e barabarta. Ju dërgoj gjithë respektin dhe dashurinë familjes së 11-vjeçares. Përveç kësaj dua t’i ftoj të gjithë të bëhen pjesë e koncertit në shesh dhe të falënderoj Britaninë e Madhe për ndihmën dhe mbështetjen”, u shpreh Rita e përlotur.




Horoskopi ditor, e diel 4 shtator 2022

Horoskopi i muajit shtator 2022!




Georgina nuk i ndahet çantave Hermes Birkin!


Brenda ditëlindjes së Luana Vjollcës!

Befason Madonna: Jam e fiksuar pas seksit!







