Marjana Sahitaj humbi jetën tragjikisht mëngjesin e kësaj të mërkure, teksa ndodhej në oborrin e banesës së saj. Shkak për humbjen e 25-vjeçares u bë 40-vjeçari Sajmir Thaçi, i cili nën efektin e lëndëve narkotike humbi kontrollin e mjetit tip “Audi” dhe u përplas me portën e banesës.
Babai i të ndjerës në gjendje të rënduar emocionale ka rrëfyer ngjarjen tragjike. Ai ka treguar se porta e kishte zënë sipër të renë, dhe pavarësisht se ai bashkë me djemtë e tij e kanë transportuar me shpejtësi në spital 25-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte.
Marjana ishte martuar më 6 gusht dhe për pak ditë do të ikte në Angli, pranë bashkëshortit të saj.
“Ka dalë goca nga shtëpia, sa ka dalë kemi dëgjuar krisma, goditje të forta. Kam dalë me vrap, kam parë vetëm pluhur dhe tym. Makina ishte atje (në cepin e oborrit). Matanë makinës ishte porta e rënë. Gruaja doli të gjente Marjanën në rrugë. Poshtë portës ishte vajza e shtrirë. Me çunat kemi ngritur portën, tërhoqëm vajzën dhe e çuam në spital. Nuk pati fatin të shpëtonte. Më 11 shtator do të ikte. Dasmën e bëmë më 6 gusht. Çdo gjë shkoi mirë, në 11 do të shkonte te familja e re në Londër”, rrëfen babai.





A krijon filli dentar hapësira mes dhëmbëve?



Horoskopi ditor, e diel 28 gusht 2022



Horoskopi ditor, e shtunë, 27 gusht 2022



Ndahet nga jeta shkrimtari Nasho Jorgaqi!



Horoskopi Ditor E Premte 26 Gusht 2022


Horoskopi ditor e enjte 25 Gusht 2022
