KreuStil Jetese

Parukieri i famshëm, Chris Appleton zbulon modelet më “in” të sezonit: “Me këto, nuk gaboni”! 

Parukieri i famshëm, Chris Appleton zbulon modelet më “in”

Chris Appleton ka merita për modelet e flokëve të yjeve të skenës. Ai është parukieri i Jennier Lopezit për të gjitha ngjarjet e rëndësishme – ka krijuar pamjen e saj në betimin e presidentit të SHBA si dhe modelin e flokëve për Super Bowl, ndërsa së fundi, ka edhe meritën e imazhit të saj të sofistikuar të dasmës. Por nuk është është vetëm JLo ajo që kërkon ndihmën e Chrisit për t’u dukur perfekt. Magjinë e tij, Appleton e ka aplikuar dhe në flokët e Kim Kardashian, e është i preferuar i  Dua Lipës, ndërsa ka punuar kujton Telegrafi, edhe me shumë personazhe të famshme, nga Ariana Grande deri te Katy Perry. Modeli fen i flokëve është më i preferuari i tij për këtë sezon. 

 

 

A post shared by Chris Appleton (@chrisappleton1)

“Fjala është për flokë të bukur, me shkëlqim, të mëndafshtë që mund t’i bëni në disa hapa të thjeshtë”. Domethënë, kryesore është përgatitja e mirë. Ai bën të ashtuquajturën tharje të vrazhdë e cila do të ndihmojë që flokët më mirë të thithin preparatin e aplikuar. Më pas i spërkat pjesët e flokëve me llak, pastaj i mbështjell rreth veglës për formim të kaçurrelave.  Pas 20 minutash, veglat duhet të hiqen për të zbuluar volumin magjepsës dhe flokët që duken të mrekullueshëm.  “Spërkatni me llak flokësh furçën tuaj, më pas spërkatni me llakun shkëlqyes rrënjët, në vend që ta aplikoni direkt në flokët tuaj”, rekomandon ai. Chris thotë që të lani kaçurrelat derisa të krijoni një valë të butë dhe të lëmuar, më pas përfundoni pamjen me pak më shumë llak shkëlqimi, për një efekt të vërtetë.  

Nuk janë më pak tërheqëse edhe flokët e kapur bisht  

Chris është gjithashtu i njohur për pamjen e tij të njohur “flokë xhami” dhe kapjen e flokëve tip bisht kali. Ai thotë se ky është një nga modelet e flokëve të tij të preferuar për tapetin e kuq dhe ju këshillon ta provoni në ngjarje të rëndësishme të verës. Gjithashtu, këshilla e tij është që të mos e bëni atë një bisht të drejtë, por me onde të mrekullueshme. 

 

 

A post shared by Chris Appleton (@chrisappleton1)

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF