KreuStil Jetese

Receta/ Shalqi në skarë

Receta/ Shalqi në skarë

Përbërësit: 1 shalqi, kripë deti, 1 filxhan vaj ulliri, limon jeshil, spec, gjethe mente.

Përgatitja: Pritni shalqinin në feta dhe pastrojeni nga lëkura. Vendoseni në një dërrasë dhe pastrojeni nga farat. Hidhini sipër kripë dhe lëreni për 20 minuta të marinohet.

Shpëlajeni nga kripa dhe vendoseni mbi një letër për ta tharë. Përgatitni një zjarr mesatar në skarë dhe vendosni fetat e shalqinit duke i spërkatur sipër me vaj ulliri. Lërini për 3 minuta nga secila anë derisa të shfaqen shenjat e skarës

Shërbejeni shalqinin e pjekur në skarë me feta speci jeshil, gjethe mente dhe spërkateni sipër me limon jeshil dhe kripë deti.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF