KreuStil Jetese

Këto modele flokësh do t’ju shpëtojnë nga vapa!

Vapa është problemi i këtyre ditëve dhe gjithcka ne bëjmë e lidhim me të. Ndaj ndonjëherë na ndodh edhe të anulojmë plane apo ide që ne kemi në mendje vetëm sepse kujtojmë se vapa nuk do I ‘dëshironte’. Një hall shumë I madh janë edhe flokët e sidomos flokët e gjatë. Shumë modele praktike të përditshme nuk mund t’I realizojmë pasi do na shkaktonin shumë vapë, ose modeli nuk do të qëndronte, por personazhet e instagramit na kanë treguar në kohë disa modele që japin sot një zgjidhje ideale për të gjitha ju vajza që keni flokë të gjatë ose të shkurtër, por doni të shpëtoni njëherësh nga vapa, por edhe të dukeni bukur dhe me stil.

Flokë të shkurtër, “alla” Kim Kardashian

E para ishte më e famshmja e familjes Kardashian që bëri bujë me modelin më IN të flokëve që e kanë përqafuar shumë nga personazhet e famshëm shqiptarë edhe të huaj. Flokë të shkurtër, dhe në version modern, tashmë është radha e shqiptareve që t’a praktikojnë atë si një gjetje ideale

Topuzi lart

Është një modelet më praktike të flokëve. I thjeshtë për t’u bërë nga të gjithë ju, ai nuk lejon që ta ndjeni vapën këto ditë vere. Lori Hoxha, Klea Huta apo Roza Lati e praktikojnë shpesh atë.

 

Gërsheta të gjatë

Sigurisht në varësi edhe të gjatësisë së flokut tuaj, ju mund të realizoni minimumi dy ose edhe më shumë gërsheta që do t’ju shpëtojnë nga vapa përvëluese e këtij sezoni.  Edhe VIP-et shqiptare duket se e kanë të preferuar si model.

Turban Style!

Edhe  këtë sezon fuqishëm stili ne flokëve të mbuluara me turban është trend  por edhe shpëtim. E ku ka më bukur! Edhe stylish edhe freskët, pasi flokët nuk të bien supeve. Mbulojini me një shami të tillë dhe voila!

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF