KreuStil Jetese

Rita Ora është martuar në fshehtësi?! Detaji që zbuloi gjithçka!

Ylli i muzikës botërore me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe partneri i saj, Taika Waititi, thuhet se i kanë dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Spekulimet nisën pasi Taika është fotografuar me një unazë në gisht. Ka qenë motra e Ritës, Elena, e cila ka postuar një foto të regjisorit, ku vëmendjen e të gjithëve e ka marrë unaza e tij.

Kjo foto vjen pas thashethemeve se ata kanë nisur të planifikojnë ceremoninë. Miq pranë çiftit konfirmuan disa javë më parë se ata duan të mbajnë një ceremoni të madhe martese në Londër këtë vit, ndaj ne na mbetet të presim.

Kujtojmë Rita Ora më 6 shtator do të mbajë një koncert madhështor në Tiranë. Lajmi i bukur u konfirmua edhe nga vetë këngëtarja, e cila u shpreh e emocionuar dhe e nderuar për rikthimin në Tiranën e saj të bukur.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF