KreuStil Jetese

Pse nuk poston foto Rudina me të? Vajza e Frrokut: Njerka më trajton keq

Aktorja e njohur Rudina Dembacaj vazhdimisht ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e bashkëshortit të saj Mark Frroku.

Megjithatë ndjekësit janë shumë kuriozë, e teksa ajo ka zhvilluar një bashkëbisedim me ta në Instagram, një prej tyre e ka pyetur, “Pse nuk ke postuar foto me vajzën e vogël të Markut?”

Rudina ka zgjedhur që përgjigjen e kësaj pyetje ta japë vetë Erta, ndaj e ka etiketuar vajzën e Frrokut duke shkruar, “Jep përgjigje të lutem”.

“Sepse njerka më trajton keq”, ka shkruar ajo, përgjigje të cilën Rudina e ka ndarë më pas më ndjekësit e saj, duke e shoqëruar me disa të qeshura dhe duke vërtetuar edhe një herë se kanë një raport shumë të mirë.

Ndërkohë dikush tjetër i shkruan se përse nuk poston foto me djalin e Markut. “Se nuk do, është në sinkron me Vikin”, ka shkruar aktorja, duke publikuar një foto ku shihet Marku duke mbajtur në prehër vajzën e saj me Viktorian dhe Rudina djalin e tij .

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF