KreuStil Jetese

Shija unike e Ginger Beer, freskia e ditëve të verës!

Freskoni ditët tuaja me Ginger Beer, produkti më i ri i distribuar nga kompania ADD dhe gjendet në të gjitha baret dhe klubet shqiptare, bashkë me 6 shije të tjera

Pas suksesit të Rose Lemonade, kompania ADD sjell në tregun shqiptar Ginger Beer, një produkt i cili ka zgjuar interesin e bareve, sidomos për mundësinë që përmes tij mund të përgatiten koktejle të ndryshme. Birra me xhinxher vjen direkt nga Austria dhe  është një teknikë e krijimit të shijeve unike të birrës, duke përdorur metodën e infuzionit, përzierjes dhe fermentimit të përberësve. Birra me xhinxher, është një nga recetat më të vjetra në botë, e cila daton që prej vitit 1905. Sëbashku me historinë shumëvjeçare, birra me xhinxher nga Fentimans, nuk ka ndryshuar formulën me të cilën shërbehej një shekull më parë, por është përmirësuar në shije dhe cilësi, për të sjellë një eksperiencë të veçantë tek konsumatori. Teknika e krijuar Thomas Fentimans nuk ka ndryshuar që nga krijimi dhe është një pije autentike shumë e shijshme. Një recetë tradicionale e cila vjen me një shije komplekse, ku përbërësi kryesor është xhinxheri.

Rrënja e xhinxherit kinez, bimë e cila njihet dhe për vetitë e saj në fushën e mjekësisë, është përbërësi kryesor, duke i dhënë shijen e duhur pikante. Birra me xhinxher nga Fentimans, e cila distribuohet në Shqipëri nga kompania ADD është e një cilësie superiore dhe gjendet në tre formate: 275 ml, 750 ml, 4 x 275 ml. Për ta shijuar siç duhet, kjo birrë shërbehet në një gotë të gjatë, akull dhe dy feta qitro.

Kompania ADD sjell produktet e Festimans në disa shije, si: Ginger Beer, Rose Limonade, Curiosity Cola, Ginger ale, Tonic Water dhe 19:05 Herbal Tonic Water.

Procesi i prodhimit përbëhet nga gjashtë faza.

Faza e parë

Receta origjinale e Fentimans përdor rrënjën më cilësore të xhinxherit e cila shtypet, pritet dhe përpunohet.

Faza e dytë

Xhinxheri gjysmë i përpunuar vendoset në enë bakri që përmban ujë të distiluar, dhe ngrohet derisa arrin temperaturën e vlimit, duke bëtë të mundur çlirimin e ekstraktit dhe shijes së bimës.

Faza e tretë

Lëngu i përfituar më pas filtrohet në fuçi druri. Bimët më të mira, me shije natyrale, sheqer dhe maja i shtohen ekstraktit.

Faza e katërt

Likuidi lihet një natë pa hapur. Pasi ditën tjetër sipërfaqja e likuidit pastrohet, lihet të fermentohet në fuçinë e drunjtë.

Faza e pestë

Birra me xhinxher vendoset në shishe dhe konsumohet brenda javës. Është një proces që mundëson një shije të thellë dhe të pasur, që e diferencojnë këtë pije nga të tjerat.

Faza e gjashtë

Thomas Fentiman ka ditur gjithmonë çfarë duhet të bëjë. Përfshirja e përbërësve botanikë, është në zemër të formulave të pijeve që nga vitit 1905.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF