KreuStil Jetese

Në 5-vjetorin e martesës, Orinda bën dedikimin e ëmbël për Turjanin!

Moderatorja e njohur Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë një nga çiftet më të pëlqyer të showbizit shqiptar.

Sot është një ditë e shënuar për ta pasi festojnë 5-vjetorin e martesës së tyre.

Orinda ka zgjedhur që në këtë ditë të veçantë të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi ku shihet duke fjetur në krahët e partnerit të saj.

“Happy Anniversary dashuria ime. Pas 15 vitesh akoma bëj gjumin më të ëmbël vetëm pranë teje”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që një vit më parë ata u bekuan me vajzën e tyre Atara, e cila jo vetëm ua ka zbukuruar jetën, por e ka bërë lidhjen e tyre edhe më të fortë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF