Gjatë festivalit ndërkombëtar të operës “Ramë Lahaj International Opera Festival” ndodhi një incident, ku pas një alarmi për bombë koncerti u ndërpre për disa minuta.
Koncerti, i cili u mbajt në ‘Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare’ në Prishtinë, vijoi pas kontrolleve nga policia e shtetit, e cila zbuloi se alarmi ishte fals.
Të pranishmit u detyruan të dilnin jashtë deri sa policia kontrolloi vendin.
“Rreth orës 19:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Kompleksin e Universitetit ‘Hasan Prishtina’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.



Horoskopi ditor, e diel 24 korrik 2022

Femrat franceze na tregojnë blerjen e radhës!


Si duket Rihanna dy muaj pas lindjes së djalit?

Ky është çmimi i ri i naftës!










Horoskopi ditor, e enjte 14 korrik 2022


