KreuStil Jetese

Nënë e 7 fëmijëve, shpallet në kërkim përgjegjësja e Kadastrës së Tropojës!

Policia e Tropojës ka zhvilluar një aksion në Kadastrën e këtij qyteti, duke arrestuar disa zyrtarë, si dhe shpallur në kërkim përgjegjësen e këtij institucioni.

Në kërkim është shpallur edhe 31-vjeçarja Ajlin Alfredaj, banuese në Tropojë, nënë e shtatë fëmijëve.

Më herët përgjegjësja e Kadastrës së Tropojës tërhoqi vëmendjen e mediave sociale për faktin se në moshë shumë të re është nënë e 7 fëmijëve dhe në të njëjtën kohë është edhe në karrierë me një detyrë shumë të rëndësishme.

Kujtojmë se 31-vjeçarja ka kandiduar në zgjedhjet e fundit parlamentare edhe për deputete, në Tropojë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF