KreuStil Jetese

Rikthehet Britney Spears, së shpejti duet me Elton John!

Britney Spears po bën rikthimin e saj të shumëpritur në muzikë duke regjistruar fshehurazi një duet me Elton John të këngës së tij “Tiny Dancer”, bën me dije “Page Six”.

Ylli i popit, u takua në heshtje me John, në një studio regjistrimi në Beverly Hills javën e kaluar për të dhënë një pamje të re të këngës së tij të vitit 1971. Kënga pritet të publikohet nga Universal Music muajin e ardhshëm, thanë burimet për “Page Six”.

“Kjo ishte ideja e Eltonit, dhe Britneyt është një fanse e madhe. Ata kanë regjistruar një remix të ‘Tiny Dancer’ si një duet i plotë, dhe është e pabesueshme. Britney ishte në studio në Beverly Hills javën e kaluar me Elton për seancën e regjistrimit super sekret të mbikëqyrur nga producenti Andrew Watt”, shton një burim i brendshëm i industrisë muzikore.

Watt, studioja e të cilit është në bodrumin e shtëpisë së tij, ka prodhuar albume për Justin Bieber, Miley Cyrus, Pearl Jam dhe Ozzy Osbourne dhe ka fituar çmimin Grammy 2021 për Producentin e Vitit.

“Ata e kanë luajtur tashmë për njerëzit në kompaninë e tyre diskografike dhe të gjithë janë të lumtur. Është shumë mirë,” shton burimi. “Ata thonë se kjo do të jetë kënga e verës. Britney është kthyer zyrtarisht. Ajo është kthyer në punë dhe është shumë e emocionuar”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF