KreuStil Jetese

Nova Construction 2012, Projektet moderne për Tiranën e së ardhmes!

Qyteti i Tiranës jeton dy jetë paralele, atë ekzistuese dhe atë të një zgjerimi dhe zhvillimi në fushën e ndërtimit, që përkon pikërisht me rritjen e numrit të popullsisë, por edhe të kërkesave e standardeve, që një kryeqytet metropolitan ka! Ndër kompanitë, logot e të cilave mbajnë objekte identifikuese dhe tejet cilësore në Tiranë, është padyshim Nova Construction 2012. Projektet e saj janë në zonat më të rëndësishme të qytetit dhe tërheqin vëmendjen e çdo njeriu.

Mjafton të përmendim Tirana Garden Building në rrugën e Kavajës, apo White Tower në rr. Komuna e Parisit e mandej City Hotel, në zonën e ish-bllokut (ish lounge DADA)… Teksa ju prezantojmë përmes imazheve disa nga objektet, që do të zbukurojnë dhe japin edhe më shumë kualitet e standard jetës në kryeqytet, le të themi edhe dy fjalë për këtë kompani të suksesshme, që operon prej një dekade tashmë!

Kompania Nova Construction-2012 sh.p.k., e themeluar në vitin 2012, është një shoqëri e cila operon në fushën e ndërtimit, me veprimtari kryesisht në qytetin e Tiranës por jo vetëm.

Kjo kompani përfaqëson një histori suksesi në vetvete, jo vetëm për aktivitetin e saj, cilësinë dhe standardin e lartë të ndërtimit, por edhe duke ju pergjigjur kerkesave speciale te tregut, me zgjidhje unike.

Kompania NOVA Construction-2012 sh.p.k. ofron shërbim në fushën e ndërtimit të godinave dhe infrastrukturave të të gjitha përmasave, nga fillimi deri në dorëzim. Gjithashtu edhe punime të fazave të veçanta të ndërtimit. NOVA Co. me stafin e saj teknik, ofron shërbimin e projektimit të godinave të larta të banimit apo multifunksionale, vilave individuale, komplekseve rezidenciale, godinave industriale e turistike, projektim interiere të të gjitha llojeve dhe karaktereve duke shoqëruar projektimin edhe me zbatimin deri në përfundim të secilës vepër. Stafi i Nova Co. është i kompletuar me arkitektë dhe inxhinierë specialistë. Projektimi i objekteve përfshin të gjithë gamën e projekteve si arkitekture, konstruksion, projekt elektrik, hidraulik, ngrohje-ventilim, mbrojtje nga zjarri, etj.

Kjo kompani bashkëpunon edhe me studio arkitekture të niveleve te larta ndërkombëtare si: Archea Associati (përfaqësuar nga Arch. Marco Casamonti), “XDGA” (pëfaqësuar nga Arch. Xavier De Geyter), Studio Bello Dias (përfaqësuar nga Arch Ricardo Bello Dias) si edhe te tjerë.

Disa nga projektet e kompanisë Nova Construciton 2012

White Tower – Komuna e Parisit

Mine Peza Residence – Rr. Mine Peza

Tirana Garden Building – Rr. e  Kavajës

Nova 5 Star Hotel – Rr. Dora D’Istria

Tirana Entry II – Rr. 29 Nëntori

 

City Hotel – Ish – Dada

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF