Zyrtarë të Instagram kanë bërë me dije se do të shtyjnë për pak kohë përditësimin e aplikacionit me mundësitë e reja, pas pakënaqësive të shprehura nga njerëz me ndikim.
Pjesë e ndryshimeve ishte menduar rritja e përmbajtjes me video dhe rekomandimi i tyre më i shpeshtë.
Më herët gjatë kësaj jave, shefi i Instagram-it, Asam Mosseri, ka postuar disa video në Twitter duke i bërë të ditura ndryshimet, ndonëse ka thënë se dëshiron “të vazhdojë mbështetjen për fotografitë”.
Mirëpo, të enjten, një zëdhënës i Meta-s, kompanisë amë të Instagram-it, ka thënë se është marrë vendim që përditësimet të shtyhen për disa kohë, ashtu që të merren vendimet e duhura, “Bazuar në gjetjet tona dhe reagimet e komunitetit, ne do të pauzojmë testimin e plotë në Instagram, në mënyrë që të analizojmë edhe mundësi tjera. Përkohësisht do të ulim numrin e rekomandimeve që shihni te përmbajtja juaj”.
Pas postimeve të Mosserit në Twitter, disa njerëz kanë nisur peticion online me thirrjet kundër ndryshimeve në këtë platformë.




Pesë kombinime xhinsesh që duken të shtrenjta!








Horoskopi ditor, e diel 24 korrik 2022

Femrat franceze na tregojnë blerjen e radhës!


Si duket Rihanna dy muaj pas lindjes së djalit?

Ky është çmimi i ri i naftës!



