Amber Heard ka shitur shtëpinë e saj në Yucca Valley në Kaliforni për 1.05 milionë dollarë.
Sipas mediave të huaja ylli i “Aquaman” me paratë e fituara nga shitja e shtëpisë do të paguajë dëmshpërblimin që i detyrohet ish-bashkëshortit Johnny Depp.
Heard e bleu pronën prej gjashtë hektarësh në vitin 2019 për 570 000 dollarë. Shtëpia është ndërtuar në vitin 2015, ka tre dhoma gjumi, tre banjo dhe ndodhet rreth 10 milje në perëndim të Parkut Kombëtar Joshua Tree.
Kujtojmë që Johnny Deep do të marrë 8.3 milionë dollarë dëmshpërblim nga Heard pasi fitoi gjyqin për pretendimet e abuzimit në familje që ish-bashkëshortja i bëri në një shkrim të vitit 2018 për “The Washington Post”.









Stil Jetese
Njihuni me Lago di Braies!

Stil Jetese
Lukova, perla e Jonit!



Stil Jetese
Cfarë ndodhi? Rona Nishliu shtrohet në spital!


Stil Jetese
Merret vendimi për ndryshimet në Instagram!




Stil Jetese
Pesë kombinime xhinsesh që duken të shtrenjta!
