
Përbërësit: ostrike, 1/2 shegë, 3 feta molle jeshile, 1 domate, 1 tas i vogël selino, 1 fletë presh, 1 qepë e njomë, nenexhik, 1 lugë gjelle uthull, 2 lugë lëng limoni, 1 lugë gjelle vaji lajthie, 1 lugë gjelle miell, kripë dhe piper.
Përgatitja: Përgatitni kokrrat e shegës, hidhini në një tas dhe shtrydhini lëngun me anë të një luge duke i shtypur. Prijeni në fije të holla fletën e preshit dhe hidheni të skuqet në vaj të nxehtë. Pritni selinonë dhe mollën, bashkojini me lëngun e limonit, vajin e lajthisë, kripën dhe piperin. Ndani domaten në mes dhe hiqni tulin me anë të një luge. Pritni qepën, e përzieni me domate, shtojini lëngun e uthullës, nenexhik të grirë dhe kripë.
Hapni ostriket me thikë dhe brenda mbushini me salcën që krijuam me fruta dhe perime. Shërbejini në një pjatancë me shtrat akulli dhe të dekoruara me kokrra shege.



Fëmijët me dado, çfarë rekomandojnë psikologët!



Receta me perla të kuqe!

FOTO/ Arjola Demiri: Burri i ëndrrave të mia!




Horoskopi ditor, e diel 7 gusht 2022

Një udhëtim në Lago di Braies






Rolex, miti dhe ikona e orave të dorës!

