KreuCelebrity

65 vjet pa Ernest Hemingway, gjeniu i letërsisë që vazhdon të frymëzojë botën

65 vjet pa Ernest Hemingway, gjeniu i letërsisë që vazhdon
Më 2 korrik shënohen 65 vjet nga ndarja nga jeta e Ernest Hemingway, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit XX, veprat dhe mendimet e të cilit vazhdojnë të ndikojnë breza të tërë lexuesish dhe autorësh.

Fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1954, Hemingway la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme me romane që u kthyen në klasike të letërsisë botërore, si “Plaku dhe deti”, “Lamtumirë armëve”, “Për kë bie kambana” dhe “Dielli lind përsëri”.

I njohur për stilin e tij të thjeshtë, por të fuqishëm, Hemingway trajtoi në veprat e tij tema si lufta, dashuria, humbja, guximi dhe qëndrueshmëria njerëzore. Shumë prej thënieve të tij vazhdojnë të citohen edhe sot, duke mbetur burim frymëzimi për miliona njerëz në mbarë botën.

Ernest Hemingway u nda nga jeta më 2 korrik 1961, në moshën 61-vjeçare, në shtëpinë e tij në Ketchum, Idaho. Edhe pas më shumë se gjashtë dekadash, ai mbetet një nga emrat më të rëndësishëm dhe më të lexuar në historinë e letërsisë botërore.