KreuCelebrity

Neslihan Atagül rikthehet në ekran, aktorja turke zbulon planet pas pauzës së gjatë

Neslihan Atagül rikthehet në ekran, aktorja turke zbulon planet pas
Pas një shkëputjeje të gjatë nga televizioni për t’iu përkushtuar familjes, Neslihan Atagül ka konfirmuar se do të rikthehet në ekran në sezonin e ri televiziv.

Aktorja e njohur turke, e cila u bë nënë për herë të parë më 6 mars 2025 me lindjen e djalit të saj Aziz, ka vendosur t’i rikthehet aktrimit pas disa vitesh larg projekteve të reja. Roli i saj i fundit ishte në serialin “Gecenin Ucunda” (Në fund të natës).

Në një deklaratë të fundit, Atagül u shpreh se mezi pret të rikthehet në atmosferën e sheshxhirimeve dhe se përgatitjet për projektin e ri kanë nisur.

“Këtë sezon do të jem në ekran. Jam shumë e emocionuar. Aktualisht jemi në fazën e përgatitjeve. Partneri im në serial ende nuk është përzgjedhur dhe për momentin nuk mund të zbuloj më shumë detaje,” tha aktorja.

E martuar me aktorin Kadir Doğulu, Neslihan tregoi se ka menduar edhe për mënyrën se si do ta balancojë punën me rolin e nënës. Ajo zbuloi se djali i saj i vogël do ta shoqërojë herë pas here gjatë xhirimeve.

“Edhe djali im do të vijë në sheshxhirim. Jemi gati të jetojmë në karavan,” u shpreh ajo me humor.

Megjithëse ende nuk është bërë publik emri i serialit të ri apo platforma ku do të transmetohet, rikthimi i Neslihan Atagül konsiderohet një nga më të shumëpriturit nga fansat e saj.